Pas rastit të Valdrinit në Shkodër, Rama bën paralajmërimin: Eshtë koha të nisë…

Ndaje

Kryeministri Edi Rama thotë se tani ka ardhur është koha të nisë “verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur”, vendim ky pas rastit “Valdrin Pjetri” në Shkodër.

Ky paralajmërim është bërë këtë të premte, 16 gusht, një ditë pasi Pjetri dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, që e fitoi më 30 qershor, sepse PD nxori dokumentet e shtetit italian, që tregonin se Pjetri ishte dënuar e dëbuar para disa vitesh në Firence.

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive:, shkruan Rama në Twitter.

Loading...

Leni një përgjigje