“Mburojë e korrupsionit” gazetari: Parlamenti si noter, ligjëron çdo akt të qeverisë

“Mburojë e korrupsionit” gazetari: Parlamenti si noter, ligjëron çdo akt të qeverisë

39
0
Shares
Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka analizuar dhe njëherë situatën e krijuar me koncesionet, të cilat janë kthyer në shqetësim për qytetarët.
Tomorri thotë se Parlamenti është kthyer ne armikun e popullit, pasi eshte bere mburoja e korrupsionit duke aprovuar ligje abuzive. Këtu gazetari merr shembullin e Teatrit dhe i dhjetrave koncesioneve te tjera.
POSTIMI I GAZETARIT
I shndërruar në noterin, i cili ligjëron çdo akt të qeverisë, Parlamenti praktikisht ka marrë sot rolin e armikut më të madh të interesit publik. Parimisht të gjitha qeveritë dhe institucionet publike, përfshirë ato më dashamirëset, janë të prirura të abuzojnë. Por Kuvendi i Shqipërisë ka shkuar edhe më larg. Ai është bërë mburoja e korrupsionit dhe amnistuesi i grabitësve.

Koncesionet 600 milionë euro të rrugëve, biznesi 170 milionë euro i faturimit, tjetërsimi i 8 mijë metrave tokë publike tek Teatri Kombëtar, do të legalizohen të gjitha me ligj të posaçëm. Nga momenti që votohen në Parlament ato nuk do të kenë më asnjë shkelje ligjore dhe sigurisht edhe asnjë fajtor, pavarësisht se tjetërsojnë në mënyrë të dyshimtë qindra milionë euro para dhe asetet publike.

Ky mekanizëm është një “cul de sac”. Një conundrum, të cilin nuk e zgjidh dot as edhe një sistem ideal dhe totalisht i pa korruptuar drejtësie. Kjo pasi prokurorët dhe gjykatësit të dënojnë kur shkel ligjin. Por nëse abuzimi bëhet me ligj, atëherë nuk ka pasojë penale. Por pse Shqipëria ka rënë në këtë grackë? Problemi është Parlamenti.

Në të gjitha vendet e zhvilluara, barriera më e madhe e korrupsionit, nuk janë institucionet e drejtësisë, por Parlamenti. Nëse qeveria britanike do të tentonte të kalonte një ligj korruptiv në Parlament, gjasat janë që drafti do të rrëzohej dhe bashkë me të edhe qeveria. Kështu do të ndodhte në çdo vend të zhvilluar demokratik. Por në Shqipëri, nëse qeveria do t’i propozonte Parlamentit një projektligj me një nen të vetëm, që thotë se “Pronari i Shqipërisë është Edi Rama”, atëherë të nesërmen të gjithë qytetarëve shqiptarë do t’u duhet të dilnin nga shtëpitë e tyre.

I shndërruar në noterin, i cili ligjëron çdo akt të qeverisë, Parlamenti praktikisht ka marrë sot rolin e armikut më të madh të interesit publik. Parimisht të gjitha qeveritë dhe institucionet publike, përfshirë ato më dashamirëset, janë të prirura të abuzojnë. Por Kuvendi i Shqipërisë ka shkuar edhe më larg. Ai është bërë mburoja e korrupsionit dhe amnistuesi i grabitësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY