A do ketë periudha të nxehta? Mësoni si do të jetë moti...

A do ketë periudha të nxehta? Mësoni si do të jetë moti në gjysmën e dytë të Korrikut

57
0
Shares

Fillimi i korrikut dhe 15 ditët e para të tij ishin të freskëta, me temperatura konstante dhe padyshim ishte suprizë për ata që prisnin temperatura ekstreme ne kete muaj.

Temperaturat edhe në pjesën e dytë të korrikut pritet të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimume rreth 33°C ,ndërsa në fare pak ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°C.

Sipas Meteoalb, me një vlerësim paraprak, deri sot NUK KA SINJALE për periudha të nxehta disa ditore gjatë pjesës së dytë të korrikut 2018 por edhe në 10 ditët e para të muajit gusht, përjashtuar ditë të veçanta ku termometri në zona të izoluara Jugore, mund të ngjitet në 35-36°C.

Edhe gjysma e parë e gushtit 2018, sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira të përkohshëm do ketë ekstremi Verior dhe zonat Lindore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY