Tiranë/ Arrestohen 4 persona, akuzohen për rrëmbim, përndjekje dhe plagosje me dashje

Tiranë/ Arrestohen 4 persona, akuzohen për rrëmbim, përndjekje dhe plagosje me dashje

59
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F.M., 35 vjeç, dhe S.M., 19 vjeç, ndaj të cilëve Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Po ashtu, janë vënë në pranga edhe shtetasi A.Ll., 24 vjeç dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, pasi në një konflikt të nisur për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, është arrestuar në flagrancë shtetasi A.K., 36 vjeç, banues në Laç, për arsye se ishte shpallur në kërkim policor pasi kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY