Hidhen poshtë sërish ankesat e BD-së, KQZ: Zgjedhjet në Tiranë e Shkodër të rregullta

Ndaje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë dy kërkesat ankimore të Partisë Bindja Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha Qendrat e Votimit të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe Bashkia Shkodër.

Bindja Demokratike ka ankimuar procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore ku ajo konkuroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie.

Kujtojmë këtu se Bindja Demokratike ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. BD kërkon pavlefshmërinë në 76 Qendrat e Votimit të Kurbinit.

Përfaqësuesit e BD me në krye Astrit Patozin, pretendojnë se 30 qershori ka qenë një proces i cunguar që çoi në deformimin e votës. Që në fillim ata kanë bërë një kërkesë që të kishin komisionerët dhe numëruesit e tyre, por kjo i është refuzuar nga KQZ, duke ia kaluar shoqërisë civile.

Kjo është padia e parë në Kolegjin Zgjedhor pas zgjedhjeve të 30 qershorit.Kujtojmë se KZ refuzoi dhe 14 ankesat e BD, e cila kerkonte rishikimin të kutive të votimit pasi pretendonte se votat ishin manipuluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje