Qeveria rrit serish cmimim e naftes, kesaj here edhe me ligj

Qeveria rrit serish cmimim e naftes, kesaj here edhe me ligj

65
0
Shares

Ministrja Belinda BAlluku ka ndërmarrë një tjetër nismë  që do të rëndojë xhepat e qytetarëve. Dikasteri që ajo drejton ka shpërndarë për mendime projektligjin për depozitat e naftës në ministritë e linjës  çka nënkupton që shumë shpejt do të kaloj për miratim. Nëse ky ligj hyn në fuqi atëherë çmimi i naftës do të rritet me 20 lekë për litër. Shoqata Hidrokarbure e ka kundërshtuar këtë nismë të cilën e konsideron të padrejtë në një kohë që vetë kompanitë e kanë detyrim të kenë depozita

Shqiptarët detyrohen që të paguajnë më shumë se të gjithë vendet e rajon për naftën. Por pavarësisht kësaj ministrja Belinda Balluku ka  shpërndarë për mendim një projektligj i cili do të sjellë një tjetër rritje të naftës me rreth 20 lekë të vjetra për litër.

Shoqata Hidrokarbure e  cilëson të padrejtë këtë ligj  në një kohë që kompanitë janë të detyruara të mbajnë depozita aktualisht, shkruan oranews.

Shoqata hidrokarbure: Ligji për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj do të sjellë kosto për kompanitë dhe për qytetarët. Nga përllogaritjet rezulton se një litër naftë do të rritet me 20 lekë.

Ndër të tjera ky ligj ka si synim krijimin e Agjencisë shtetërore  përgjegjëse për mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënprodukte të saj. Agjencia do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ruhet si rezervë në depozita, dhe kjo rezervë do të taksohet 20 euro për tonë ose 20 lekë të vjetra për litër.

Qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me nivelin e lartë të karburanteve krahasuar kjo me nivelin e të ardhurave.

“Nafta duhet të ulet dhe jo të ngrihet”

Shqipëria është një ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në rajon. Arsyeja kryesore janë taksat që paguhen në një litër naftë janë 115-120 lekë. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit taksat janë më të pakta. Në Kosovë dhe Maqedoni paguhen vetëm dy taksa TVSH dhe akcizë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY