Basha thirrje kundër dhunës: Mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton vëllezërit tanë...

Basha thirrje kundër dhunës: Mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton vëllezërit tanë me uniformë

66
0
Shares

Gjate fjalës së tij para qytetarëve protestues, kreu i opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje cdo të pranishmi në protestë që të mos ndërmarrin asnjë veprim që dëmton protestuesit apo efektivët e policisë.

Basha theksoi se dhuna i hyn në punë vetëm kryeministit Rama.

Basha: Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është I ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’I shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi I Evropës po vjen, gjykimi I popullit ëshë I pashmangshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY