U plagos mbrëmë në Vlorë, ja çfarë thotë motra për vëllain e...

U plagos mbrëmë në Vlorë, ja çfarë thotë motra për vëllain e akuzuar për vrasjen e avokatit grek

77
0
Shares

Eno Mata u qëllua mëngjesin e sotëm, në një atentat në fshatin Poro të Vlorës ku mbeti i plagosur, ndërsa gjatë pritës me armë zjarri mbeti i vrarë shoku i tij Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç. Mata njihet si një person me precedentë penalë, i akuzuar në Greqi si pjesë e grupit të shqiptarëve që vranë avokatin e njohur, Mihalesi Zafeiropoulos.

Lidhur mbi ngjarjen e mbrëmshme ka folur edhe motra e Enea Matës

Iliana tha në një emision televiziv se kishte komunikuar me vëllain, dhe ai e kishte siguruar se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

“Për përfshirjen e tij në vrasjen e avokatit e kam marrë vesh dje nga mediat. Para dy javësh, konkretisht e shtunë, me ka marrë në telefon. Me tha që jam djalë i mirë, mos u shqetësoni. Jam në fshat, rri e qetë. Bëhet fjalë për fshatin Poro, ku kemi shtëpinë. Gjithnjë kemi pasur frikë për të, pasi është atje pa lekë, pa përkrahje. Nëna jonë ka kombësi greke dhe ne kemi të gjithë dokumentet greke përveç Aleksandros. Ai nuk i mori dot se ishte arrestuar për grabitje. Ai nuk arriti të betohej kështu që ngeli shtetas shqiptar dhe menjëherë pas përfundimit të dënimit e shoqëroi policia në kufi dhe e lanë aty pa lekë”.

Motra e Enea Matës thotë më tej se vëllai i saj i pëlqen shumë futbolli.

“I vunë ndalim hyrje për në Greqi. Neve na njoftuan shumë njerëz në Megalopoli qe në media shihnin fotografinë e Aleksandros. Ai ka ardhur në Greqi në klasë të dytë fillore. Ne kemi punuar punë të ndryshme duke pastruar shtëpi apo nëper magazina. Aleksandro dhe motra tjetër janë marrë dhe me sport dhe kane marrë shumë medalje, veçanërisht Aleksandro. Ai ka dalë i 5-ti në Greqi në 200 dhe 300 metra vrap. Ka qënë dhe futbollist shumë i mirë. E ka kërkuar dhe AEK dhe Panionios për skuadrën e 20-vjeçarëve. E kërkonte dhe Astera por skuadra e tij nuk e linte dhe i kishte premtuar që do e linte kur të merrnin kupën e Greqisë dhe madje do e çonin dhe në Akademinë Sportive që ishte ëndrra e tij”.

Motra e Enea Matës ka treguar edhe se kur filluan problemet e tij me drejtësinë.

“Në 2001 nëna jonë u sëmur me probleme të rënda shëndetësore dhe skizofreni. Nuk dimë nëse luajti rol kjo tek vëllai, por papritur çdo gjë ndryshoi. Ai nga tip që nuk pinte as coca-cola e as portokalladë te ambalazhuar, por vetëm të shtrydhur dhe fruta, filloi ta gdhinte natën e të bënte shoqëri të reja. Dhe brenda pak muajsh ndodhen ato që ndodhen. Se di ça ndikoi. Ndarja e prindërve, fakti që se linin të ikte nga skuadra, diçka brenda tij që nuk e menaxhonte dot, diçka trashëgimi, se di. Ajo që ndodhi ishte si vdekje në shtëpinë tonë, por ne besonim tek drejtësia. Do dënohej për ç’ka beri dhe do dilte tek të 30-at dhe do ishte prapë pranë nesh me një shans të ri. Në gjykatë kemi dëgjuar që ai bënte grabitje të çuditshme. Një herë kishte dhënë librezën e tij t’ja mbushnin se s’kishte para, një herë tjetër i pamaskuar përshëndeste nga kamera e sigurisë. Në gjykatë madje tha: “Doja të bëhesha i famshëm. Meqë nuk ma lejuan, u bëra vetë i famshëm”.

Po ashtu ajo tregon se Eno Mata ka pasur edhe çrregullime mendore.

“Ka qënë i shtruar dhe në psikiatrinë e Burgut Koridhalos. Nuk na kanë dhënë shumë sshpjegime në Koridhalo por dhe kur e çuan në burg tjetër ne nuk kishim mundësi ekonomike t’i shkonim dhe flisnim vetëm në telefon. Herë na thoshte më helmuan në kafe, herë kërkonte të ndërhynim ta çonin në spital, herë na kërkonte para për të ndihmuar një shok. Pastaj pas dy ditësh thoshte që ai vari veten dhe vdiq tek shkalla. Kishte gjithnjë nevojë të ndihmonte dikë. Në një grabitje që bëri në Korintho, siç thanë dëshmitarët, vraponte dhe hidhte paratë në oborret e shtëpive. Në 8 vitet që ka qënë brenda, ne nuk kishim mundësi ta ndihmonim, nga ana mjekësore e kam fjalën. Për ne zëre se ka vdekur, po vuajmë vdekje të dytë në shtëpi. Se dimë si do e përballojë ai gjithë këtë situatë”,- tregoi e motra.

Sipas Policisë së Shtetit në vendngjarje, janë gjetur dy kallashnikovë dhe një makinë e djegur, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 7 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY