Gjyqi ndaj nuses që helmoi vjehrrën, flet djali: Ja si e mora...

Gjyqi ndaj nuses që helmoi vjehrrën, flet djali: Ja si e mora vesh vdekjen e nënës

78
0
Shares

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi dëshminë e Oltion Lamit, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta.  Kjo e fundit akuzohet se vrau vjehrrën e saj, Lirie Lami, duke e helmuar me fostoksinë.

Gjatë seancës së sotme djali i viktimës, Oltioni, dëshmoi mbi ngjarjen, mënyrën se si e mori vesh vdekjen dhe më pas për vrasjen e nënës, nga videoja e Hoxhës.

Sipas tij, nëna dhe ish-gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia.

Ditën e ngjarjes, nëna tha i riu, kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë. Dëshminë e tyre e dhanë edhe 6 persona të tjerë, të afër të familjes Lami dhe dëshmitarë okularë, të cilët treguan për momentin se si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në faqen e majtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY