Grabisnin çantat e grave sapo binte nata, arrestohen të rinjtë shqiptarë

Ndaje

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të personave që lëviznin në qytet.

Shqiptarët e moshës 22 dhe 32 vjeç, grabisnin kryesisht çantat e grave që ishin në lëvizje.

Shqiptarët zgjidhnin ti kryenin vjedhjet kryesisht në orët e vona të mbrëmjes.

Arrestimet janë kryer në Rodos ku kanë sekuestruar para të thata dhe dokumente personale të grave, që ishin viktima të vjedhjeve.

Ditën e djeshme një tjetër 18 vjeçar u arrestua po për vjedhje çantash, ndërsa dyshohet se në Rodos vepronte një organizatë kriminale në drejtim të grabitjes së çantave.

Loading...

Leni një përgjigje