DOKUMENTI/ Gazetari zbulon gënjeshtrën e Ramës për gjobën 110 milionë të çështjes...

DOKUMENTI/ Gazetari zbulon gënjeshtrën e Ramës për gjobën 110 milionë të çështjes ‘Becchetti’

107
0
Shares

Një gënjeshtër tjetër e Kryeministrit në Opinion, ndoshta e fundit…”. Kështu shkruan sot gazetari Andi Bejtja, i cili dje në “Opinion” pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama sa i përket humbjes së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar përballë biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Sipas Bejtjes, i cili i referohet neneve të Konventës, sipas të cilave, “secila nga palët në arbitrazh është e lirë sipas vullnetit të saj të bëjë publike në çdo moment vendimin e gjykatës”.

Por ndryshe do të shprehej dje kryeministri.

“Deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen. Dhe ka një kaluzolë konfidencialiteti që detyron palët të mos shprehen, është gjykata apo arbitrazhi që në përfundim të procesit do shprehet. Për momentin kemi portalet”.

Kjo është përgjigjia që dha dje në “Opinion” kryeministri Edi Rama në lidhje me lajmin  se Shqipëria ka humbur një gjyq në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar përballë biznesmenit Francesco Becchetti.

Por deklarata e djeshme e kreut të qeverisë është një gënjeshtër e pastër.

Ja çfarë shkruan analisti Andi Bejtja:

Një gënjeshtër tjetër e Kryeministrit në Opinion, ndoshta e fundit…

Mbëmë, në një debat me Kryeministrin Edi Rama në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, e pyeta Kryeministrin nëse kishte dijeni në lidhje me një gjyq të humbur nga qeveria shqiptare me Agon Channel në një shumë mbi 100 millionë euro. Kryeministri u përgjigj se nuk mund të fliste për këtë pasi e pengonte një klauzolë konfidencialiteti. Jo vetëm unë por dhe shqiptarët nuk morrën një përgjigje.

Madje sot po të flasim në gjuhë juridike, mund të themi se ishte një devijim i plotë nga e vërteta. I pasqaruar mirë nga kjo përgjigje e Kryeministrit, jo vetëm unë por gjithë publiku shqiptar, m’u desh për pak minuta të bëhem edhe jurist.

U futa në faqen e ICSID dhe pashë nenet e Konventës, e cila është e thjeshtë dhe e kuptueshme për këdo. Si konkluzion, më rezulton që secila nga palët në arbitrazh është e lirë sipas vullnetit të saj të bëjë publike në çdo moment vendimin e gjykatës.

Pra Kryeministri i vendit, nqs donte të ishte transparent me shqiptarët që fatkeqësisht do të paguajnë këtë dëm të vendosur nga Gjykata ndërkombëtare ICSID, i gjithi si pasojë e veprimeve dhe hakmarrjes së tij personale ndaj Agon Channel dhe biznesmenit Francesco Becchetti, kishte mundësi ta bënte këtë që mbrëmë.

Madje sipas Konventës, vendimi i arbitrazhit ICSID është një vendim përfundimtar, menjëherë i ekzekutueshëm dhe i pa apelueshëm në rrugë të zakonshme, përveç rasteve të jashtëzakonshme të lidhura me difekte të rënda procedurale dhe me formimin e rregullt të gjykatës, por që nuk aplikohen për rastin në fjalë. Me sa duket kjo ishte një gënjeshtër tjetër nga shumë gënjeshtra të tjera që u thanë mbrëmë nga Kryeministri në Opinion. Meqë nuk është problem konfidencialiteti ndoshta mund të kthehemi prap në Opinion, Kryeministri të sjellë vendimin me shifrën e detajuar përkatëse dhe të bëjmë transarencë në sy të opinionit publik shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY