Refuzimi i befasishëm i Hoxhës në Parlament, reagon Berisha: Goditje e merituar

Refuzimi i befasishëm i Hoxhës në Parlament, reagon Berisha: Goditje e merituar

56
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të fundit të kandidatit të PD i cili refuzoi të bënte betimin per te marrë mandatin e deputetit.

Berisha e cilëson veprimin e Indrit Hoxhës si  goditjen e merituar.

Hoxha që hyri në Parlament pikërisht për ta refuzuar mandatin e deputetit përballë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe mazhorancës në pushtet.

Goditje e merituar për bastardin e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Edvin Kristaq Krimi!” e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka publikuar të plotë deklaratën që shkaktoi tronditje në sallë. “Lexoni deklaratën e të riut Indrit Hoxha para parlamentit për djegien, refuzimin e mandatit galeri krimi,” ka ftuar Berisha në vijim.

Kujtojmë se Hoxha pranoi kerkesen e KQZ dhe u paraqit për të dorëzuar dokumentat, ndërsa sot teksa pritej betimi në Kuvend, ai mori khesën e papritur.

DEKLARATA

Unë Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ndërmarr sot këtë akt politik në emër të babait tim të ndjerë Fatmir Hoxha, i përndjekur politik i regjimit kriminal, që nuk reshti deri në frymën e fundit luftën për liri dhe demokraci.

E ndërmarr këtë akt politik në shenjë revolte dhe neverie kundër krimit të rilindur të këtij parlamenti ilegjitim dhe në respekt të vlerave të familjes time dhe sidomos ato që im atë më la trashëgimi.

Refuzoj të marr mandatin e deputetit në një vend ku klika kriminale në pushtet ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe ka kapur drejtësinë.

Refuzoj të marr mandatin në parlamentin ilegjitim, që e drejton urdhëruesi i vrasësve të Arben Brocit dhe shokëve të tij në masakrën e 2 Prillit. 
Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim, ku ulen hetues dhe prokurorë të diktaturës, të cilët kanë torturuar dhe vrarë të rinj shqiptarë.

Refuzoj të marr mandatin në një parlament ilegjitim ku në karriken e kryeministrit, ulet i biri i njeriut që firmosi për varjen e poetit Havzi Nela. 
Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdhëruesit e vrasjes së tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.

Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shumë i afërt.

Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin, sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu.

Rroftë Shqipëria! 
Rroftë demokracia! 
Zoti i bekoftë shqiptarët!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY