Rudina Hajdari mëson se pse ka krijuar grupin parlamentar

Rudina Hajdari mëson se pse ka krijuar grupin parlamentar

133
0
Shares

Deputetja dhe kryetarja e grupit Parlamentar të PD në Kuvend, Rudina Hajdari ka reaguar me ane të një postimi në rrjetet sociale, lidhur me krijimin e grupit parlamentar.

Në përgjigje të shumë komenteve që nuk e përgëzonin për vendimin e saj, deputetja ka vendosur të bëjë një shpjegim teknik.

Ajo ka sqaruar se për krijimin e grupit Parlamentar mjaftojnë dhe 7  deputetë, ndërsa tregon dhe qëllimet pse është krijuar ky grup.

REAGIMI I RUDINA HAJDARIT

“Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:
“2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.
Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që
largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar
vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD(dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.

Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

  1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).
  2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.
  3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY