FOTO/Grabitja në Rinas, zbulohet dhe emri i të dyshuarit të tretë

FOTO/Grabitja në Rinas, zbulohet dhe emri i të dyshuarit të tretë

81
0
Shares

Një tjetër të dyshuari për grabitjen në Rinas i është zbuluar identieti. Aleks Pepa, është i dyshuari i tretë që po kërkon Policia për grabitjen që ndodhi në datën 9 Prill.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se pas Klement Çalës, në kërkim është edhe Aleks Pepa, i cili gjithashtu mendohet se ka marrë pjesë në grabitjen e 10 ditëve më parë.

Aleks Pepa ka kryer edhe grabitjen e parë që ndodhi në Rinas, në 30 qershor të 2016-së, ku një makinë benz u fut dhe mori një shumë rreth 1 milionë euro.

Aleks Pepa, është një person që ka punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 është kthyer në Shqipëri, dyshohet nga prokuroria të jetë personi kryesor i grabitjes së gati 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit.

Arrestimi i tij nuk u bë asnjëherë i mundur, dhe në sajë të bashkëpunimit me Muratajn dhe Çaljan ai arriti të bënte goditjen e disa ditëve më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY