Rikthimi i vizave, Basha: Vendimi i Hollandës, akt mosbesimi ndaj qeverisë

Rikthimi i vizave, Basha: Vendimi i Hollandës, akt mosbesimi ndaj qeverisë

46
0
Shares

Kreu i PD, Lulzimm Basha ka reaguar pas vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Basha shprehet se vendimi i Hollandës eshte akt mosbesimi ndaj qeverisë.

Basha: Ajo që ka ndodhur në parlamentin e Holandës për rivendosjen e vizave për shqiptarët ka 3 domethënie.
E para, ky nuk është një akt racizmi ndaj popullit shqiptar. Ky është një akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

Për çfarë arsyeje? Sepse prej më shumë se 3 vitesh, policia holandeze dhe autoritetet e drejtësisë dhe ligjit në Holandë kanë konstatuar jo thjesht një rritje të numrit të krimeve të kryera nga rrjetet kriminale me bazë në Shqipëri, por rritje të influencës së tyre financiare dhe organizative.

Disa prej këtyre raporteve që janë publikuar edhe në median shqiptare tregojnë se këto rrjete kriminale, duke operuar me bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt portit të Roterdamit apo Anversës në Belgjikë, sikundër kanë bërë edhe në qytete të tjera të rëndësishme të Evropës, nga Londra në Hamburg e gjetkë.

Me paratë e drogës, edhe nga Amerika Latine, këto banda janë bërë kaq të fuqishme saqë po të lexosh raportet e autoriteteve holandeze, kupton se tani kanë filluar të paraqesin një rrezik të madh edhe për pastrimin e parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY