Vrasja e avokatit, kolegët paralajmërojnë bojkot dhe protesta

Vrasja e avokatit, kolegët paralajmërojnë bojkot dhe protesta

45
0
Shares

Vrasja e Avokatit në Elbasan ka bërë që të reagojnë fuqishëm dhe kolegët e  tij. Mësohet se ata jane mbledhur gjatë ditës së sotme në Elbasan për të diskutuar reagimin e mëtejshëm të tyre.

Pritet që avokatët të bëjnë thirrje për protesta dhe për të bojkotuar gjyqet në të gjithë vendin.

Kujtojmë se avokatit Ravik Gurra ende nuk ka asnjë autor.  Viktima, Gurra, që njihet për mbrojtjen e çështjeve të bujshme si ajo e Çapajve dhe Shullazit, ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat.

Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY