Basha paraqitet sot në Prokurori për dosjen e lotimit në ShBA

Basha paraqitet sot në Prokurori për dosjen e lotimit në ShBA

41
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, për dosjen e lotimit në ShBA.

Kujtojmë këtu se Basha refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga ShBA, duke i dërguar nje letër Prokurorisë.

Në letër ai argumentonte se kërkesa e paraqitjes në prokurori për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të Partisë Demokratike është  e panevojshme,e pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike.”-thuhej në letrën e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY