“Babalja”/ Manjani: Pse prokuroria pret ndërrimin e pushtetit për të bërë detyrën

“Babalja”/ Manjani: Pse prokuroria pret ndërrimin e pushtetit për të bërë detyrën

45
0
Shares

Skandali i fundit i përgjimeve në çështjen ‘Babalja’, ka shkaktuar reagim të forta në qarqet politike dhe mediatike në vend.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në Facebook ngre disa pyetje rreth këtij skandali ndërkohë që shton se pse “Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën”?!, duke bërë referencë të qartë për organin e prokurorisë.

POSTIMI I MANJANIT:

Ndërkohë shumë interesante këto bisedat telefonike, që i ka përgjuar Prokuroria, ndërmjet Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.

Vijoj të pyes: si ka mundësi që këto materiale hetimore i ka në dorë një (ish) deputet?! Natyrisht ky i fundit bën mirë që i publikon, për sa kohë që akuzohet për një gjë që se ka bërë..

Prap pyes: si është e mundur që policia i vihet në shërbim një pijaneci, që ka pranuar të aktrojë dhe prokuroria nuk bën asnjë hetim?!

Po politikanët që përmend aktori-pijanec, përse nuk thirren të dëshmojnë?!

Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY