Horoskopi, 18 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 18 mars 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

144
0
Shares

Dashi

Sot priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Rutina do marre fund dhe emocionet do jene me te mëdha se me përpara. Beqaret do kenë takime te mrekullueshme te cilat nuk do mund t’i anashkalojnë. Jeta e tyre ka gjasa te ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe nëse te ardhurat do jene te qëndrueshme.

Demi

Gjate kësaj dite ka mundësi te mendoni me shume për punën apo për angazhime te tjera sesa për personin qe keni ne krah. Kjo do e acaroje atmosferën ne çift dhe për disa do ketë përballje te forta. Beqaret nga ana tjetër do jene me te vendosur se kurrë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme se me pare.

Binjaket

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë shume kujdes gjate kësaj dite. Do jene te shumte personat qe do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe ju do tundoheni. Po e tradhtuat partnerin do e shkatërroni me dorën tuaj atë qe keni dertuar. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa kaq. Financat do kenë tronditje.

Gaforrja

Do jeni shume pasive ne jetën tuaj ne çift sot dhe pa dashje do e shtyni partnerin ne krahët e një tjetre. Mos u qani pastaj për asgjë. Beqaret do jene magnetike dhe do tërheqin pas vetes shume persona. Do e kenë ata te drejtën te bëjnë zgjedhjen e duhur. Te ardhurat fatmirësisht do përmirësohen ndjeshëm dhe do keni mundësi te shpenzoni me tepër.

Luani

Kontrollojeni veten tuaj sot nëse jeni ne një lidhje sepse po gabuat nuk do ketë me kthim pas. Nga ana tjetër mos u tregoni as shume idealiste. Beqaret duhet ta lënë me shume zemrën te flasë. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë lidhjen e ëndërruar. Te ardhurat do kenë shume pak përmirësime megjithatë kjo mund t’iu ndihmoje te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Virgjeresha

Do jeni ne dispozicion te partnerit gjate kësaj dite dhe do kaloni momente te mrekullueshme pranë tij. Edhe ai do ju surprizoje here pas here. Beqaret do dëshirojnë ta shijojnë sa me shume lirinë e tyre dhe nuk do nguten te dalin neper takime. Ekuilibri buxhetor nuk do ketë asnjë tronditje, prandaj do jeni me te qete ne këtë sektor.

Peshorja

Do e lini shume pas dore partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Debatet dhe mosmarrëveshjet nuk do mungojnë për asnjë moment. Beqaret do dëshpërohen shume sepse dikush qe pëlqejnë nuk do ju kushtoje aspak vëmendje. Ne planin financiar do jete dita e favorshme për te kryer investimet e nevojshme.

Akrepi

Dite shume e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe emocionet do vijnë duke u shumëfishuar. Beqaret do kenë disa takime dhe do gjenden ne një udhëkryq pasi nuk do dine ke te zgjedhin. Financat duhet pasur me ne vëmendje se kurrë. Gabimi me i vogël do ju kushtoje shtrenjtë.

Shigjetari

Gjate kësaj dite do ju ndryshoje shume shpesh humori juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithë inatet do ja nxirrni atij qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te bukur. Nuk do e gjeni princin e kaltër, por miqtë do ju bëjnë te ndiheni si ne ëndërr. Ne planin financiar duhet te ecni me rregulla nëse nuk doni te mbeteni pa asnjë para ne xhep.

Bricjapi

Gjate kësaj dite do keni me shume nevoje për qëndrueshmëri ne jetën tuaj ne çift. Flisni me partnerin dhe shprehini ato qe mendoni. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person qe sapo e kane njohur. Tregohuni me te matur me veprimet qe do bëni para tij. Ne planin financiar Venusi do ju ndihmoje t’i kaloni me shpejt vështirësitë qe keni pasur.

Ujori

Perspektivat janë te mire për këtë dite. Se bashku me partnerin tuaj do mendoni te bëni ndonjë çmenduri te vogël, por qe do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret do dëshirojnë vetëm te argëtohen dhe nuk do jene gati për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar duhet t’i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat sepse përndryshe do keni vështirësi.

Peshqit

Atmosfera ne çift do jete shume e përshtatshme sot për te marre vendime te rëndësishme. Do i dëgjoni me kujdes ato qe do ju thotë zemra dhe ato qe do ju thotë partneri. Beqaret do jene shume te pavendosur dhe nuk do arrijnë dot te bëjnë një zgjedhje. Ne planin financiar do ju duhet te tregoheni shume strikte sepse përndryshe do keni probleme serioze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY