Manjani: “Shqiptarët nuk janë vetëm! I gjithë ballkani proteston, edhe kundër ndërkombëtarëve

Manjani: “Shqiptarët nuk janë vetëm! I gjithë ballkani proteston, edhe kundër ndërkombëtarëve

45
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se shqiptarët nuk janë të vetmit që po protestojnë, pasi i gjithë Ballkani është në protesta.

Në një status në Facebook, Manjani thotë se edhe eurodeputetët si Mogherini, Hahn, Fleckenstein janë më të kritikuarit në Ballkan për qëndrimin e tyre.

Statusi i Ylli Manjanit

Shqiptarët nuk janë vetëm!

I gjithë ballkani proteston! Serbët, Malazezët, Bullgarët, Rumunët protestojnë!

Të gjithë kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë!

Madje opozita në Serbi, Mal të Zi e Bullgari, ashtu si opozita Shqiptare, kanë dalë nga Parlamentet e vendeve të tyre në shenjë proteste.

Të gjithë thonë: Jo më fasadë e sistemeve pseudo-demokratike!

Frederica, Johanes-i, Knuti e zëdhënësit e tyre janë njësoj të kritikuar gjithandej në Ballkan!

Shqiptarët këtë herë, nuk janë (siç jemi mësuar të dëgjojmë) as të vetmit e as të fundit të rrjeshtuar kundër të keqes.

Ky është lajmi më i mirë i kësaj kohe të mbushur me propagandë stabilokratësh dështakë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY