‘Dashuria për ty nuk vdes kurrë’, moderatorja humbet njeriun më të dashur

‘Dashuria për ty nuk vdes kurrë’, moderatorja humbet njeriun më të dashur

264
0
Shares

Moderatorja Yllka Gramo ka humbur njeriun më të shtrenjtë të jetës, babain e saj.

Përmes dhimbjes, moderatorja i ka kushtuar disa vargje atij, duke postuar dhe një foto me shkrimin se dashuria për të atin nuk do të vdesë kurrë.

Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen DeGeneres dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa e ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të…Jam krenare për njeriun e fortë, të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë… ‘Të jetosh në zemrat që ne lëmë pas nuk do të thotë të vdesësh’”, – ka shkruar moderatorja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY