Sa do donin partitë politike të shtinin në dorë Studentët “ngelës”!

Sa do donin partitë politike të shtinin në dorë Studentët “ngelës”!

96
0
Shares

Nga Mario Koxha:

Janari I acartë nuk  ka mundur dot kurrsesi të ftohë duart e studentëve që mbajnë pankarta për Shqipërinë aktuale apo të ngrijë buzët e tyre kur thërrasin për një Shqipëri Europiane! Nuk ka mundur të ndalë shpresën dhe besimin në të ardhmen e munguar prej kaq shumë vitesh.

Vazhdojnë të palëkundur, të vendosur dhe të palodhur për arsyen e vetme, arsimin cilësor!

U përfol se partitë politike kanë marrë peng protestën që ndezi shpresën te shqiptarët!

U mendua se partitë politike kanë dhënë para për të mos u ndalur protesta!

U tha se parti politike kanë infiltruar studentë “freshistë” për të pushuar protëstën!

Sa do donin partitë politike që këto të ishin të vërteta!!
Sa do donin që këto lajme të ishin vënë në zbatim!
Sa do donin politikanët që të ngrohnin karrigen falë djersës së studentëve!
Sa do donin të mbushnin xhepat nga klithmat e “shpresës shqiptare”!

Midis botës së partive politike dhe botës ku studentët presin të hynë ka një ndryshim shumë të madh. Partitë politike synojnë votën dhe karrigen, studentët kanë për qëllim arsimin cilësor (pra jo vetëm një ulje tarife që thjesht do shtojë një shishe ujë gjatë kohës së kafes) dhe rrugën drejt Europës që aq shumë po na mbështet.

Për fatin e keq të partive politike këta studentë në krahasim me Dhjetorin e Parë janë me të zgjuar, më pranë risive teknologjike, më të informuar për zhvillimet botërore dhe në asnjë mënyrë nuk do të donin të merreshin peng ose të përdoreshin si “karrem” për pak pushtet./ Student i FSHN

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY