Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

Ndaje
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

I arrestuari është shtetasi me iniciale  A.D, banues në  Lagjen “11 Nëntori”,  Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,  duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  I. K., 80 vjeç,  banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje” njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Loading...

Leni një përgjigje