Nga “Unazë e Re”, opozita fton qytetarët t’i bashkohen protestës së studentëve

Nga “Unazë e Re”, opozita fton qytetarët t’i bashkohen protestës së studentëve

48
0
Shares

Edhe sot banorët që preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë.

Të mbështetur edhe nga opozita, ata kanë kërkur që mos zbatohet projekti.

Në protestën e sotme, Basha nuk ishte i pranishëm, por opozita përfaqësohej nga deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari, të cilët i bënë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestave që kanë shpërthyer në gjithë Shqipërinë.

Balliu: I ftoj të gjithë qytetarët që ti mbështesin studentët. I ftoj ata persona që lëvizin me makina ti ndalojnë makinat dhe ti bashkohen studentëve. Të heqin njëherë e mirë këtë farë të keqe. Sot pasqyrimi i varfërisë është vetë Edi Rama. Pa largimin e tij nuk ka asnjë zgjidhje.

Braimllari: Opozita ka qenë e bashkuar, jemi vendosur t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Rama, Gjiknuri, Afrim Qendro sot duhet të ishin në burg. Edi Rama po varfëron shqiptarët, Edi Rama është fatkeqësia e këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY