Shehaj: Buxheti i 2019-s do i shërbejë oligarkëve dhe kriminelëve, t’i largojmë...

Shehaj: Buxheti i 2019-s do i shërbejë oligarkëve dhe kriminelëve, t’i largojmë bashkë me Ramën

55
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, e ka cilësuar projektbuxhetin e vitit 2919, si buxhetin që do ju shërbejë krimit dhe oligarkëve dhe jo qytetarëve.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehaj shkruan se largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk do të kishte asnjë efekt nëse bashkë me të nuk do të largoheshin dhe oligarkët.

POSTIMI I SHEHAJT:

Paketa fiskale për oligarkët parazitë

Në Shqipëri është krijuar një klasë biznesmenësh parazitarë, që jetojnë vetëm përmes kontratave korruptive me qeverinë, pa patur asnjë aktivitet tjetër. Projektbuxheti 2019 do u shërbejë vetëm atyre.

Qeverisja e ndershme dhe në shërbim të njerëzve do të fillojë vetëm kur politikanët të shkëputen nga “bizneset parazite” që nuk prodhojnë asgjë dhe kur të mos ketë më politikanë që hanë, pinë me ta e punojnë për këta biznesmenë.

Largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk do sjellë asnjë efekt, nëse bashkë me të nuk do largohen edhe klasa e biznesmenëve parazitarë, që jetojnë në kurriz të pasurive dhe parave publike.

Shqipëria do bëhet nga sipërmarrësit e ndershëm, por për sa kohë në ekonominë shqiptare do komandojnë pushtetarët e radhës dhe oligarkët rreth tyre, do jetë e pamundur që ekonomia të rritet dhe të sjellë mirëqënie për të gjithë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY