Juventusi nuk njeh kundërshtar, mposht me lehtësi Fiorentinën

Juventusi nuk njeh kundërshtar, mposht me lehtësi Fiorentinën

57
0
Shares

Juventus nuk njeh rival në Seria A. Bardhezinjtë nuk llogaritën as Fiorentinën, duke i mposhtur me shifrat e pastra 3-0.

Për të zhbllokuar takimin mendoi Bentancur, me uruguajanin që tundi rrjetën me një diagonale mjaft të bukur nga hyrja e zonës. Goli i Chiellinit në minutën e 69-të hipotekoi 3 pikëshin, ndërkohë që goli i Ronaldos nga penalltia vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0. Ky ishte goli i 10-të i luzitanit që udhëheq dhe garën e golashënuesve në Seria A.

Ndërkohë pas kësaj fitoreje, Juventus nis arratinë drejt titullit të 8-të radhazi, teksa numëron 11 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, që sfidon Atalantën për llogari të javës së 14-të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY