Unaza e Madhe, ARRSH ka gati grupet për matjet e dëmshpërblimet

Unaza e Madhe, ARRSH ka gati grupet për matjet e dëmshpërblimet

320
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për ngritjen e grueve që do të bëjnë vlerësimin për shpronësimet për Unazën e Madhe, projekt i cili ka ngritur në protesta prej thuajse 20 ditësh banorët e zonës së Astirit në Tiranë.

Afrim Qendro, drejtori i ARRSH-së, ka firmosur ngritjen e 3 grupeve të punës me 27 anëtarë, që kanë për detyrë të kryejnë matjet dhe vlerësimet e të gjitha atyre pasurive që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Pikëpyetje mbetet deri më tani sesi do të procedohet me ato objekte që preken nga projekti por janë të palegalizuara. Kryeministri e ka dhënë qëndrimin e tij se objektet e paligjshme s’mund të legalizohen, një qëndrim që e përkrah dhe ligji për shpronësimet.

Ditën e nesërme pritet që në parlament, Rama të mbajë një qëndrim zyrtar dhe të qartë për protestat dhe debatin e madh që ato kanë hapur në Tiranë, ndërsa në ambientet jashtë parlamentit, banorët e Astirit do të vijojnë protestat e tyre për dëmshpërblim të të gjitha banesave që do të preken nga projekti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY