“Xhafaj filloi të kafshojë, prandaj u largua” Berisha jep arsyet e largimit...

“Xhafaj filloi të kafshojë, prandaj u largua” Berisha jep arsyet e largimit të ish Ministrit

161
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas tij ministri i Brendshëm iku sipas një kodi mafioz pasi nisi ‘të kafshojë’ atje ku nuk duhet.

‘Xhafaj filloi ‘të kafshojë’ ndaj u largua. Për këtë shkak u bë i rrezikshëm për Ramën. Kë do kafshonte? Ai kërcënoi me ‘kafshim’ Gjiknurin, Ahmetajn. Këta janë të gjithë të lidhur me krimin. Edhe Klosi është i lidhur me krimin.

Ne e sulmonim sepse ai përdori metoda të sigurimit të shtetit me Ardi Veliun duke mbrojtur vëllain e tij. Ajo që bëri me çështjen Babale duke manipuluar provat e bën që të kalbet në burg.

Pse iku ai në një mënyrë krejt mafioze? Ai iku dhe nuk dha asnjë sqarim. Bëri edhe disa kërcënime dhe mbylli gojën. Shqiptarëve nuk u është thënë ende pse iku ministri i Brendshëm. Cili ishte mesazhi që dha Rama me largimin e Xhafës? Ky u arrestoi, por unë e qërova’ – tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY