Shkëputen dy gurë nga mali, rrezikohet familja në Torovicë

Shkëputen dy gurë nga mali, rrezikohet familja në Torovicë

69
0
Shares

Dy gurë të përmasave relativisht të mëdha kanë rrëshqitur nga mali në zonën e Torovicës në Lezhë, duke rrezikuar jetën e një familje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por gurët nuk janë afruar afër banesës dhe  fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Situata në Torovicë si pasojë e rënies së gurëve është mjaft problematike.

Kujtojmë ngjarjen e bujshme, në të cilën tre persona humbën jetën në Torovicë pasi makina me të cilin ata po udhëtonin u godit nga një gur.

Deri tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY