Vasili: Një polici që i vjedh provimin vetes nuk mund të garantojë...

Vasili: Një polici që i vjedh provimin vetes nuk mund të garantojë jetën e qytetarëve

57
0
Shares

Pas anulimit të testimit për marrjen e gradave në Policinë e Shtetit, ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se kjo është rënia e policisë së shtetit.

Sipas tij shqiptarët nuk mund t’u besojnë hajdutëve.

POSTIMI I VASILIT:

Policia qe i vjedh provimin vetes do te luftoje vjedhesit ???

Policia e shtetit eshte sot vertet e rene shume poshte.

Opinioni di sot qe edhe nje testim,provim apo mashtrim ti themi me mire, per te zgjedhur komisaret e policise u anullua se u manipulua.

Komedi e madhe.Edhe u certifikua,edhe u miratua,edhe u aprovua edhe me ne fund u edhe u anullua.

Duhet te ishte modeli i berjes se nje testimi, shembull per te gjithe dhe u shnderrua ne nje praktike manipulimi ordiner nga me shemtuarit.

Ketyre qe vjedhin edhe provimin e tyre duhet tu besojme se i luftojne hajdutet,krimin dhe trafikantet.

A i luftojne dot hajdutet hajdutet ???

Absolutisht qe jo thjesht i mbajne e ndihmojne njeri tjetrin.

Sic eshte kryeministri eshte edhe policia.

Tani presim ndonje video idiote te kryeministrit, qe te na shpjegoje e te na binde se hajdutlleku eshte shume i mire dhe i dobishem,sepse kur e ben ai vete dhe qeveria pse mos ta beje edhe policia.

Duhet vene kuja per kete polici….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY