FOTO/ Banorja e Unazës së Re rrëfen tmerrin: Policia më dhunoi dhe...

FOTO/ Banorja e Unazës së Re rrëfen tmerrin: Policia më dhunoi dhe më arrestoi djalin

106
0
Shares

Një banore e Unazës së re, ka treguar sot se si është dhunuar nga policia gjatë kohës që protestonte kundër prishjes së banesës së saj pa u dëmshpërblyer më parë.

Ajo ka treguar para kamerave shenjat e dhunës policore, ndërsa është shprehur se policia i ka arrestuar edhe djalin e saj.

Teksa tregonte shenjat e zeza në krah zonja akuzoi policët e komisariat të Kombinatit, ndërsa shtoi se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës dhe na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit”, tha zonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY