Berisha: Rama po mbylll 4100 pika bastesh për ti dhënë Olsit dhe...

Berisha: Rama po mbylll 4100 pika bastesh për ti dhënë Olsit dhe Gjushit 1 milionë pika të tjera

54
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar në studion e Abc news, deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për mbylljen e pikave të basteve në Shqipëri.

Sipas ish-kryeministrit, Rama do të mbyllë 4100 pika bastesh për t’ia dhënë monopolin e basteve vëllait të tij Olsit, Vangjush Dakos dhe Gaz Demit.

‘Ai po mbyll 4 mijë, po hap potencialisht 40 mijë, 4000 mijë, 1 milionë, pasi po kthehet tek telefoni, pra lojërat e bixhozit me celular.

Nëse loja ,me bastet fillonte me 1 mijë lek tani fillon me 200 euro dhe Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë shumë të shkurtër. Ai po krijon sipas të gjitha informatave që më kanë ardhur mua, po i monopolizon të gjitha në duart e vëllait të vet, Gjushit dhe Gaz Ramës.

Ky është një skizofren. Ky njeri i cili nuk gjeti fjalë ngushëlluese për 8 viktimat në Selenicë apo punonjësit që ranë në krye të detyrës.

Ky po ja jep Gjushit lojërat e fatit’, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY