Arrestohen 3 persona, bën rolin e sekserit mes pedagogëve dhe studentëve në...

Arrestohen 3 persona, bën rolin e sekserit mes pedagogëve dhe studentëve në universitetin e njohur

149
0
Shares

Është finalizuar operacioni policor “Sezoni“ në qytetin e Elbasanit ku kanë rënë në pranga tre shtetas të cilët akuzohen për ndikim te pedagogët në universitetin Aleksandër Xhuvani.

Janë ndaluar tre shtetas, të cilët ushtronin ndikim te petagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan.

Nga Specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar u finalizua Operacioni Policor “Sezoni“, në funksion të Proçedimit Penal të vitit 2018, pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

S.S, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Q. M,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

M.H, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të tjera detaje.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY