Ndeshja me Izraelin, Panucci: Është java më e lumtur qëkur kam marrë...

Ndeshja me Izraelin, Panucci: Është java më e lumtur qëkur kam marrë drejtimin e Kombëtares

73
0
Shares

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka dalë këtë të shtunë përballë medieve në konferencën e fundit, i shoqëruar nga kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj.

Vetëm një ditë para ndeshjes delikate me skuadrën e Izraelit, trajneri ka deklaruar se ka qënë java më e lumtur e tij që prej  ardhjes në krye të Kombëtares.

Shqipëria barazoi 0-0 me Jordaninë disa ditë më parë, dhe ndërkohë është në një situatë delikate dhe kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë.

Ja disa nga pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e Panuccit gjatë konferencës:

Duket se në Kombëtarja është një atmosferë optimiste…

Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t’i vëmë në vështirësi.

Mund ta zbuloni formacionin që do të luajë ndaj Izraelit?

Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam patur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci.

A ka probleme fizike skuadra? Është gati Grezda?

Grezda është rikuperuar, nuk ka probeme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t’i kemi në të ardhmen.

Në raport me takimin e “Elbasan Arenas”, çfarë ndeshje prisni?

Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgoë. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne.

A keni një koment për Balliun?

Jam i keqardhur për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t’i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionit.

Një vit më parë kemi fituar 0-3 me Izraelin, e keni parë atë ndeshje dhe si mendoni ta përsëritni?

Çdo ndeshje është histori më vete, shpresoj që ta përsëritim atë sukses.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY