E rëndë, vdes në mënyrë të parakohshme futbollisti i njohur kosovar

E rëndë, vdes në mënyrë të parakohshme futbollisti i njohur kosovar

115
0
Shares

Një futbollist me origjinë kosovare ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme.

Mediat suedeze bëjnë me dije se Labinot Harbuzi, 32 vjeç, ndërroi jetë të enjten në mëngjes pasi u dërgua në një spital me një ambulancë në Malmö.

Mbrëmjen e shkuar, babai i tij Ismet Harbuzi nga Peja, tha se e gjeti djalin në shtëpi në gjendje kritike duke lajmëruar ambulancën.

“Unë dhe gruaja ime ishin në aty kur ndodhi”, tha Ismet Harbuzi për mediat suedeze.

Ai deklaroi se në pritje të ambulancës, u përpoq bashkë me gruan të shpëtonte jetën e djalit të saj.

Spitali zbuloi se jeta e 32-vjeçarit nuk mund të shpëtohej për shkak se kishte pësuar një sulm në zemër.

“Është e pabesueshme. Është e vështirë ta përshkruash. Është dhimbje e madhe”, thotë babai.

Labinot Harbuzi u shfaq si talent super në Malmö FF dhe përfaqësoi Suedinë në skuadrat kombëtare U17, U19 dhe U21.

Harbuzi ishte pjesë e gjigantit holandez Feyeenoord, si dhe skuadrave të tjera si Genclerberligi, Manisaspor, Malmo e Syrianska.

Së fundmi pejani ka qenë pjesë e futbollit të Malajzisë ku u aktivizua me klubin Melaka United.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY