VIDEO/’Kurrë mos thuaj kurrë’, çfarë deklaronte më parë moderatorja për emisionin që...

VIDEO/’Kurrë mos thuaj kurrë’, çfarë deklaronte më parë moderatorja për emisionin që drejton sot

140
0
Shares

Kontradiktore Nevina teksa veprimet e saj ecin kundër fjalëve të saj. Moderatorja do të prezantojë një format, të cilin muaj më parë, deklaronte se nuk do e pranonte kurrë.

Nevina Shtylla, pas largimit nga Tv Klan, u komentua gjatë pasi dyshohej se kishte mbetur pa asnjë program, derisa u mësua se ajo do të ishte krah Edi Manushit në emisionin ‘Procesi sportiv’.

Por, e ftuar disa kohë më parë, në ‘Pop Culture’ moderatorja deklaronte se kurrë nuk do e pranonte të drejtonte një format sportiv, pasi nuk e gjente veten aty dhe mbi të gjitha shkonte më tej duke thënë se vajzat që qëndronin në krah të ekspertit të futbollit, thjesht ishin sa për bukuri, pasi nuk janë eksperte të sportit.

Nuk e dimë sesa seriozisht e ka patur këtë deklaratë Nevina, pasi sot ajo shihet në moderimin e një formati të tillë. Mesa duket paska folur më parë goja, sesa mendja për moderatoren e re./K.Balliu

*Në video e gjeni deklaratën e saj nga minuta e 3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY