PD: Përveç policisë dhe Arta Marku ‘ndihmon’ në fshirjen e gjurmëve që...

PD: Përveç policisë dhe Arta Marku ‘ndihmon’ në fshirjen e gjurmëve që implikojnë Ballën

51
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka mbajtur një deklaratë nga selia blu duke vënë në qendër të akuzës Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

Ai është shprehur se ajo është përfshirë në fshirjen e provave që implikojnë Taulant Ballën, Artur Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin e nënkomisarit Emiljano Nuhu.

Ditën e djeshme Partia Demokratike i kërkoi dje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës t’i tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës.

Në vend të përgjigjes, deputeti thotë se Edi Rama ka angazhuar të gjithë makinerinë e propagandës për të hequr vëmendjen nga dëshmia nënkomisar Nuhut ku thuhej se Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja kanë qenë të pranishëm, kur ai është kërcënuar për të mbyllur çështjen e djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës.

Deputeti mes të tjerash ka thënë se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk përgjigjen se çfarë është bërë me kamerat e policisë së Fushë Krujës, sepse sa herë atyre iu kapet në krim një deputet brenda në komisariat, kamerat ose fiken, ose fshihen, si në rastin e përplajses me armë të bandës së Armando Prengës në komisariatin e Laçit.

”Megjithëse u vu në dijeni nga nënkomisar Emiljano Nuhu për krimin e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës, shërbëtorja e Edi Ramës nuk nisi hetimet kryesisht. Arta Marku që nuk guxon as ta përmendë me emër Taulant Ballën, provoi se nuk ka ndërmend të hapë një çështje penale kundër tij”, ka deklaruar Strazimir.

Partia Demokratike vazhdon të dënoje qeverinë e cila mbron krimin, prokurorinë e kapur nga policia.

”Kryeministri është në të njëjtin grup parlamentar me bandën e Fushë Krujës, me bandën e Emiljano Shullazit, me bandën e Agron Xhafajt; sepse Prokurorja e Përgjithshme caktohet me dhunë nga përfaqësuesit e bandave në Parlament dhe sepse qeveria varet nga bandat që mbajnë peng kukullën e krimit – Edi Rama’ tha mes të tjerash deputeti.

Qeveria hesht për kamerat e policisë së Fushë Krujës, për të mbrojtur Taulant Ballën për praninë e tij atje gjatë kërcënimit me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut. Gent Strazimiri, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 4 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY