Si dështoi RENEA në kapjen e rivalëve të Aldo Bares në Remas të Lushnjes

Ndaje

Zbardhen detaje nga operacioni i sotëm kur në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policore dhe RENEA kanë mësyrë në  fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë, të akuzuar për vrasje. Sipas burimeve njëri prej të kërkuarve,  është autori i dyshuar i maskarës së 11 shtatorit 2017 në qytetin e Lushnje, Laert Haxhiu.

Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lushnjes, mësohet se shënjestra e vërtetë e tij ka qenë nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Gjatë këtij aksionit zhvilluar në orën 05.30, ku  ka mbetur i plagosur edhe 77-vjeçari Haxhi Lika nga fshati Remas i Divjakës, RENEA dështoi në kapjen e Laert Haxhiut dhe një personi tjetër, emri i të cilit ende nuk dihet. Ende nuk dihet nëse ka qenë informacioni i gabuar, apo aksioni është dekonspiruar, duke ka çuar në dështim, por gjithsesi mësohet se SHÇBA, pritet të hapë një hetim për këtë çështje.

Synimi i sotëm i repartit elitar policor RENEA në fshatin Rremas në Divjakë ka qenë specifik;  arrestimi i të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, autorit të masakrës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Lati. Laert Haxhiu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Haxhiu është arrestuar në Durrës në vitin 2015, në kuadër të operacionit të koduar “Smart”, ku në automjetin e tij policia gjeti rreth 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Ai doli përpara gjykatës dhe u dënua për moskallëzim krimi me 1 vit e 7 muaj burg. Laert Haxhiu ka dalë nga burgu në vitin 2016, duke përtuar edhe ulje të dënimit, ndërsa arrestohet sërish në 14 shtator 2016 për kundërshtim të forcave të policisë.

Vetëm 12 ditë pas këtij ndalimi nga policia e Lushnjes dhe për rrjedhojë është liruar, ai ka tentuar të ekzekutojë nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti, në qendër të qytetit të Lushnjes. Pasi nuk e vrau dot, Haxhiu e paralajmëroi atë se herët ose vonë do ta vriste. Për ngjarjen ai u dënua në mungesë me 22 vite burg.

Një vit më parë në shtator të 2017 ai vrau me armë zjarri Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latin, ndërsa ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares. Laert Haxhiu ka qenë i dënuar edhe për vrasjen e Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi”, anëtar i bandës së Lushnjes. Më datë 8 korrik 2010 Laert Haxhiu vrau Gerti Lala 29 vjec i njohur me nofkën “Iriqi”, pjesëtar i grupit të Lushnjes. Ndërsa shoku u tij, Orgest Bilbili bashkëpunëtor në masakrën e 2017, ka qenë i dënuar për vrasje me pagese dhe si bashkëpunëtor në trakun e drogës në rastin e avionit të rënë në Divjakë me pilotin italian Riformato. Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili dyshohen për disa vrasje me pagesë në Lushnje, Fier dhe Vlorë dhe janë në listën e personave shumë shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë nga policia e shtetit

Leni një përgjigje