I kishte borxh 100 euro, tre grekë bëjnë për spital shqiptarin

Ndaje

Një 24 vjeçar me origjinë shqiptare është rrahur barbarisht në zonën e Mesolongit në shtetin grek.

Media lokale njofton se shkak për sherrin është bërë një borxh që i riu i kishte njërit prej 3 agresorëve, gjithashtu me origjinë shqiptare. Policia është vënë në kërkim të tre personave, mes tyre dy të rinj të moshave 24 e 22 vjeç si dhe një burrë në moshë, 67 vjeçar.

I riu 24 vjeçar është goditur disa herë në kokë duke pësuar një sërë plagësh. Fatmirësisht falë ndërhyrjes mjekësore, i riu shqiptar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakq policia ka shpallur në kërkim agresorët dhe ka nisur punën për t’i vënë në pranga.

 

Loading...

Leni një përgjigje