Familja e Hasan Prishtinës kundër Kadri Veselit: Zhvendosja e eshtrave, thellim i...

Familja e Hasan Prishtinës kundër Kadri Veselit: Zhvendosja e eshtrave, thellim i ndarjeve mes shqiptarëve

56
0
Shares

Pasi Prishtina këkoi të merrte eshtrat e Hasan Prishtinës dhe pasi kryetari i kuvendit deklaroi se u kishte dërguar letër autoriteteve shqiptare, ka reaguar familja e patriotit.

Reagimi vjen nga stërnipi i patriotit, Mehmet Prishtina i cili deklaron se është kundër idesë së hedhur nga Kadri Veseli.

Në një reagim të botuar sot në Kosovapress, Mehmet Prishtina thotë se Hasan Prishtina e ka vendin aty ku bashkohet kufiri dhe idetë e kombit shqiptar.

Stërnipi i Hasan Prishtinës thotë gjithashtu se autoritetet në Kosovë duhet të angazhohen që hapësira tek varri i tij në Kukës, të rregullohej e të ndërtohet edhe Muzeu i madh i Bashkimit Kombëtar, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë

Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë.’ -shkruan në reagimin e tij, Mehmet Prishtina.

Ai shkruan se çdo nismë për t’ i lëvizur eshtrat, është vetëm thellim i ndarjes së shqiptarëve dhe mos respekt e mos nderim ndaj figurës dhe doktrinës së Tij hasaniste.

Rikujtojmë se vetëm disa ditë më parë, me rastin e shënimit të 85-vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, kryetari i Kuvendit në Kosovë Kadri Veseli tha se eshtrat e tij duhet të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY