Aksidentoi për vdekje vajzën e vogël dhe një burrë në Kamzë, zbardhen...

Aksidentoi për vdekje vajzën e vogël dhe një burrë në Kamzë, zbardhen dëshmitë e plota të shoferes para prokurorisë

398
0
Shares

 

Pasi përplasi për vdekje një vajzë 8 vjeçe dhe 57 vjeçarin Ramazan në rrugën e Kamzës, ajo mori dënimin nga Gjykata e Tiranës atë të “arrest me burg”.

Rozina Koleci, drejtuesa e mjetit u shfaq në seancë ditën e shtunë e tronditur për tragjedinë e ndodhur. Duke dhënë dëshminë e saj, ajo është mbrojtur përmes avokatit të saj, duke thënë se nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin që ka humbur kontrollin e mjetit.

Seanca gjyqësore e cila drejtohej nga gjyqtari Ardian Kaliaj, në përfundim të saj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së arrestit me burg për drejtuesen e mjetit.

Ajo ka thënë se ishte viktima që lëvizte me biçikletë ai që i preu rrugën dhe ajo për pasojë humbi kontrollin e mjetit.

Nuk po lëvizja me shpejtësi dhe ka qenë personi me biçikletë që më preu rrugën. Në këto kushte, tentova ta shmang, por humba kontrollin e mjetit”, ka thënë ajo në Gjykatë.

Ndërsa prokurori Bajram Breçani thotë se drejtuesja Rozina Koleci ka qenë duke përdorur celularin në momentin që po drejtonte automjetin.

Prokuroria pret edhe analizimin e materialeve të tjera filmike të sekuestruara në bizneset përreth ku ndodhi aksidenti, për të dalë në një konkluzion më të saktë.

DËSHMITË

Dëshmitarët e parë ishin ata që u ndodhën në vendin e ngjarjes kur makina shtypi 2 personat. Ata kanë pohuar në gjykatë se shoferja, që drejtonte mjetin dhe shkaktoi aksidentin, nuk po lëvizte me shpejtësi të madhe, por pas përplasjes, ajo në vend që të frenonte i dha gaz automjetit.

Sipas Panoramës, edhe pas përplasjes së automjetit “Mercedez-Benz”, ajo ka vazhduar rrugën dhe ka ndaluar vetëm pasi është përplasur me mjetet e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY