Tri vrasjet e bujshme në Shkodër, pse ekspertët dyshojnë për një vrasës...

Tri vrasjet e bujshme në Shkodër, pse ekspertët dyshojnë për një vrasës profesionist

457
0
Shares

Ekspertët e antikrimit në Shkodër dyshojnë se tre ngjarjet e fundit në këtë qytet janë realizuar nga një vrasës porfesionist. Ata kanë gjetur të dhëna dhe prova që mund të arrijnë në një konkluzion të vetëm, por ende nuk kanë gjetur nëse krimet kanë lidhje apo jo.

Një vrasës profesionist qarkullon në Shkodër, tha një burim i policisë. Hetueset dyshojnë se duhet të jetë “pastrues” i paguar, i cili ka kryer tre ekzekutimet e fundit. Në këtë supozim ekspertët arritën gjatë analizës së detajeve, nga makina e autorëve që digjet menjëherë pas krimit, arma automatik i shkurtër i llojit skorpions dhe të dhëna të tjera që nuk ofrohen për publikun për shkak të hetimeve. Besohet se ky vrasës profesionist e nisi detyrën e tij me 18 qershor të 2018-s, me ekzekutimin e Mehdi Kavajës.

Fillimisht u shpall për vdekje natyrale, por ekzaminimet zbuluan se 60 vjeçari kishte një predhë. Kavaja ishte duke riparuar derën e një makinë në servisin e tij kur e vranë. Ngjarja është pa autor. Një muaj më pas me 16 korrik, Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje me dy viktima. Çifti Boran Becana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me 24 plumba. Në makinën e tyre ishte edhe djali 2 vjeçar Boris, i cili u gjet në prehrin e nënës i mbuluar me gjak.

Më pas autorët i vunë flakën makinsë së tyre në zonën e Bay-Passit të Shkodrës. Brenda u zbulua automatiku scorpions. Ish-polici me bashkëjtuesen u ekzekutuan natën pranë banesës së tyre. Mëngjesin e të premtes, në lagjen Kiras në zonën e Ish-Poçerisë u vra 53 vjeçari Fatbardh Lici. Pak minuta në vonë në lagjen Dobraç u mor njoftimi për një benz në djegie e sipër.

Ajo çfarë i ka bërë hetuset të dyshojnë që krimet janë nga një dorë vrasësi, nis me llojin e armës, automtik scorpions. Autori ka shmangur të gjitha kamerat, ndërsa ka studiuar lëvizjet para se të bënte vrasjet. Por megjithate ende nuk kanë të qartë nëse tre vrasjet lidhen me njëra-tjetrën. Versionet e ngritura deri tashmë për shkakun e tyre, nuk i ka bindur hetuset. Në të kaluarën në Shkodër, gjatë vitit 2013 dhe 2014 u kryen një sërë vrasjesh nga ekzekutor që lëviznin me motorçikletë, por asnjëherë nuk zbuluan./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY