Shtohet bilanci, mbytet një fëmijë në lum në Milot

Ndaje

Vijojnë të rriten frikshëm rastet e mbytjeve në vendin tonë. Jo vetëm në det, por dhe në lum. Rasti i fundit regjistrohet në Milot.

Raportohet për një të mitur të mbytur në lumë. 14 vjeçari po lahej në lumë ditën e djeshme me shokët e tij tek vendi i quajtur ‘Ura e Zogut’.

Trupi i pajetë është gjetur pas kërkimeve të familjarëve dhe policisë për disa orë me radhë.

Rastet e mbytjeve po rriten dita ditës, ku vetëm ditën e djeshme u mbyt një turist në plazhin e Shëngjinit i cili ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi të mbijetonte dot.

Leni një përgjigje