E teproi me heroinën, këngëtarja Demi Lovato flet pas shtrimit në spital

E teproi me heroinën, këngëtarja Demi Lovato flet pas shtrimit në spital

63
0
Shares

Demi Lovato, këngëtarja amerikane, prej ditësh ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë për shkak të overdozës me heroinë.

Tashmë, miqtë dhe të afërmit e saj kanë konfirmuar gjendjen e përmirësuar shëndetësore. Të gjithë kishin pritur reagimin e këngëtares dhe ajo ka zgjedhur të japë një mesazh në rrjetin e saj social instagram.

25-vjeçarja shkruan se gjithmonë ka qënë transparente me varësinë e saj nga droga.

Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës, është diçka që duhet të vazhdoj të kapërcej dhe nuk kam bërë ende”, shkruan ajo.

Lovato nuk harroi të falenderojë familjen dhe mjekët e spitalit Cedars-Sinai të Los Anxhelosit pa të cilët sic ajo shkruan, ajo nuk do të ishte gjallë.

Demi vuan prej vitesh nga varësia ndaj drogës si dhe ka patur herë pas here çrregullime bipolare dhe çrregullime në të ushqyer.

Ajo i rikthehej gjithmonë konsumimit të drogës dhe vetëm në  qershor ajo iu kthye vesit pas 6 vitesh që nuk përdorte drogë.

Postimi i këngëtares në instagram.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY