Basha: Koken ta shtyp populli kur nuk ta shtyp drejtesia

Basha: Koken ta shtyp populli kur nuk ta shtyp drejtesia

55
0
Shares

Pas postimit te Ramës ku shigjetohej opozita, Basha i ka kthyer një përgjigje, ndërsa përveç kryeministrit, përmend edhe disa emra të tjera, si Xhafaj e Roshi, apo Tahiri që sipas tij do ti ikë drejtësisë.

“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!”, shkruan Basha.

Në një postim në Instagram, Rama ka reaguar sërish për Vetingun, ndërsa nuk ka kursyer ‘kunjat’ për opozitën përmes një video.

Dhe tani nuk kam ça të bëj tjetër, veçse të qesh”, është fraza që përdor i madhi Kadri Roshi në personazhin e tij në filmin “Njeriu me top”, ndërsa vet Rama shkruan: “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në Pallatin e Drejtësisë”, shkruante Rama kete pasdite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY