Icardi drejt Madridit, Interi kërkon zëvendësuesin po në Argjentinë

Icardi drejt Madridit, Interi kërkon zëvendësuesin po në Argjentinë

53
0
Shares

Edhe pse e konsideron si futbollistin kryesor të skuadrës pasi e ka caktuar dhe kapiten, thashethemet e lidhin Mauro Icardin larg Interit. Madje sulmi i fuqishëm i Realit të Madridit për të rrëmbyer yllin argjentinas pas ikjes së Ronaldos po tremb kampin zikaltër.

Siç shkruan gazeta “Tuttosport”, kapiteni zikaltër konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit, por përballë një oferte joshëse që kap 150 milionë euro, Maurito mund të përfundojë në La Liga si sulmuesi kryesor i Realit të Madridit.

Dhe nëse kjo ndodh, atëherë Piero Ausilio duhet të gjejë një tjetër bomber për sulmin e Interit. Dhe pasardhësi i tij mund të ishte një tjetër argjentinas, Gonzalo Higuain. Ai është me valixhe në duar dhe do të largohet nga Torino.

Gonzalo Higuain është lojtari ideal në këto kushte, sepse e njeh mirë kampionatin dhe vlera e kartonit të tij mund të shkojë 55 milionë euro, ose maksimalisht 60. Juventusi do të ishte i kënaqur me këtë shifër dhe do ta linte të lirë drejt zikaltërve.

Zikaltërit tani janë të “mbrojtur” nga skadimi i klauzolës. Ikardi nuk largohet dot nëse një klub paguan 110 milionë euro, sepse tani për të çmimin e vendos Interi. Spaletti e do në skuadër për sezonin e ardhshëm, por 150 milionë euro në këtë kohë “krize” që është përfshirë ekipi zikaltër, nuk janë pak…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY