2 trofetë e kampionit të botërorit, Adil në pritje të dasmës me...

2 trofetë e kampionit të botërorit, Adil në pritje të dasmës me Pamela Anderson

104
0
Shares

Pamela Anderson dhe i dashuri i saj futbollist Adil Rami thuhet se janë fejuar dhe pritet të martohen – dhe thuhet se janë në prag të shpalljes së lajmit të tyre të gëzuar.

Një burim i afërt me çiftin, që kanë jetuar së bashku në Francë për më shumë se një vit, i tha USA Today Sports: “Unë pres gjëra të mëdha në horizont prej tyre.

Ish-lojtari i Milanit, Adil Rami, duket se do ta kujtojë për mirë 2018. Francezi, i cili arriti një triumf të jashtëzakonshëm duke fituar me Francën kupën e botës, tashmë duket se do të marrë trofeun më të madh atë të kurorëzimit me aktoren e njohur.

Aktorja 51-vjeçare u pa disa herë të  brohoriste prë Francën në ndeshjen e tyre gjysmë finale të Kupës së Botës kundër Belgjikës, por dhe gjatë finales ndërsa mbante një unazë karamele diamanti Cartier Panther, për të cilën është raportuar se e ka marrë nga sportisti.

Sipas gazetës, Pamela vendosi të mos ulej me gratë dhe të dashurat e lojtarëve të tjerë në ekip, duke shikuar ndeshjen nga një sallon VIP së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe familjen mbretërore të Katarit./K.Balliu

Burimi: Daily Mail

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY