‘Qyteti që po degradon çdo ditë’, ish-presidenti i shqetësuar thirrje qytetarëve

‘Qyteti që po degradon çdo ditë’, ish-presidenti i shqetësuar thirrje qytetarëve

80
0
Shares

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka ngritur shqetësimin për degradimin, sipas tij të qytetit të Gjirokastrës.

Nishani iu bën apel qytetarëve të parëve të flasin për qytetin e Gjirokastrës që po degradon nga pak çdo ditë.

“Duan të na fshijnë edhe historinë edhe trashëgiminë edhe civilizimin. Duan vetëm kulla, beton, para, pisllëk, kaos. Ti mbrojmë ato pak prova të trashëgimisë së qytetërimit tonë që na kanë mbetur. Makutërit në pushtet duan të zhdukin çdo gjë”, shkruan Nishani në facebook.

Postimi i plotë:

Gjirokastra e vjetër, një perlë nga fare të paktat, (që ne shqiptarët trashëguam nga historia jonë shumë e vjetër por me pak dëshmi), po degradon dhe zhduket nga pak çdo ditë.

Duan të na fshijnë edhe historinë edhe trashëgiminë edhe civilizimin.

Duan vetëm kulla, beton, para, pisllëk, kaos.

Ti mbrojmë ato pak prova të trashëgimisë së qytetërimit tonë që na kanë mbetur.

Makutërit në pushtet duan të zhdukin çdo gjë.

Ata, atë standard kanë.

Qytetarët të flasin.

Statusi i Nishanit në facebook

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY