Video/Refuzon parlamentin,kryeregjistruesi nuk tregon sa m2 ka kompania Fusha

Video/Refuzon parlamentin,kryeregjistruesi nuk tregon sa m2 ka kompania Fusha

105
0
Shares

Seanca dëgjimore me kryeregjistruesin ka nisur. Valdin Pjetri është pyetur në lidhje me teatrin kombëtar duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga kryetarja e komisionit.

Fillimisht, u mësua se Kreu i Hipotekës kishte refuzuar të vinte në dispozicion të Kuvendit hartën e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar. Gjithashtu, shumë nga informacionet ë kërkuara janë refuzuar të jepen. Të tilla si: Ndryshimet që ka pësuar në vite çmimi i truallit të tokës, ndryshimi i pronësisë që ka ndodhur në vite si dhe gjëndja aktuale e pasurive të paluajtshme si dhe sa sipërfaqe m2 ka bashkia, kompania Fusha apo dhe sa kanë pronarët ekzistues.

Pjetri ka thënë vetëm se Teatri Kombëtar është pronë e shtetit me 5522 m2 truall. Pasuria e paluajtshme që është shitur dhe blerë, i është blerë familjes Libohova banues në Tiranë në emër të mbretërisë italiane.

Per te fshehur sesa prone private ka Fusha shpk tek zona e Teatrit, kryerregjistruesi keqinterpreton kushtetutën dhe ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Ndërkohë, Albana Vokshi kërkon të informojë opinionin publik me faktin se pse është refuzuar të jepen informacionet e nevojshme. Vokshi tha se Parlamenti është institucion i ngarkuar me Kushtetute për të marrë informacion.

Drejtpërdrejt nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Partia Demokratike vijon aksionin e saj edhe në Komisionet Parlamentare, kundër shembjes se Teatrit Kombëtar.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 16 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY