Shkodër/Vdiq në pusetë duke lënë jetim 2 fëmijët, sot shteti i jep...

Shkodër/Vdiq në pusetë duke lënë jetim 2 fëmijët, sot shteti i jep goditjen e fundit familjes!

163
0
Shares

Familja e 34-vjeçarit që humbi jetën një vit më parë teksa zhbllokonte pusetën në Shkodër kërkojnë drejtësi për vdekjen e tij. Nëna e të riut shprehet se shkak për vdekjen e djalit të saj ishin kushtet e punës. Gjithashtu ajo apelon për ndihmë nga bashkia e Shkodrës për 2 fëmijët jetim, pasi prej 1 viti nuk është bërë asgjë për ta.

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të tyre 34 vjeçar Kleotos Çeliku, ndërsa punonte për zhbllokimin e një puset, familja e tij në fshatin Golem të Shkodres është në kërkim të drejtësisë për vdekjen tragjike të tij. Nëna e tij thotë se djali i humbi jetën për shkak të kushteve të punës, por fajtorët nuk janë dënuar.

Sanije Çeliku, nëna e Kletos Çelikut: Sikur të kishte pasur mjetet mbrojtëse djali ime do të ishte gjallë sot. Duhet të më përgjigjet shteti mua për vdekjen e djali tim.

Familjarët e 34-vjeçarit janë të gatshëm të trokasin deri në dyert e gjykatës së Strasburgut për të gjetur drejtësinë.

Fadil Hasaj, daja i viktimës: Do shkojmë në Tiranë, do shkojmë te Arta Marku, pse jo edhe në Strasburg.

Kleotosi la jetim dy fëmijë 2 dhe 6 vjeç. Nëna e tij mes lotëve e dhimbjes për tragjedinë që i ndodhi, thotë se nga ajo ditë e zezë, asnjë përkujdesje nuk ka treguar bashkia Shkoder për jetimet e nënën e tyre.

Sanije Çeliku, nëna e Kletos Çelikut: Dy fëmijë janë jetime, asnjë ndihmë ekonomike nuk na ka dhënë kryetarja e bashkisë.

Sikur të mos mjaftonin hallet e kësaj familje që jeton me gjysëm pensioni, atyre ju është hequr edhe ndihma ekonomike.

Fadil Hasaj, daja i viktimës: Asnjë ndihmë nuk marrin, i kanë nxjerrë një pension 126 mijë lekë të dy fëmijëve bashkë.

Familja Çeliku shprehet e dëshpëruar se prej një viti nuk ka marrë asnjë reagim apo ndihmë nga autoritetet vendore në Shkodër.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY